Autoritetet në Itali kanë vendosur të rivënë në punë sistemin e kullimit të Pompeit edhe pse është ndërtuar më shumë se 2300 vjet më parë.
Sistemi i kullimit në qytetin e famshëm italian shtrihet në një gjatësi 450 metra dhe ishte ndërtuar në atë kohë për të larguar ujin e shiut nga qendra e Pompeit.
Pas një analize të hollësishme të të gjithë linjës së sistemit të kullimit, ekspertët pikasën se ai ishte pothuajse i padëmtuar dhe në gjendje shumë të mirë edhe pse ishte ndërtuar mbi 2000 vjet më parë.
“Hyrjet e kanaleve kanë qenë të bllokuara, por që kur nisën problemet me përmbytjet nga reshjet ne i hapëm ato dhe vendosëm t’i përdorim sërish”, deklaroi shefi i vendit arkeologjik, Massimo Osanna.
“Fakti që na lejon të bëjmë këtë gjë tregon aftësitë e jashtëzakonshme inxhinierike të njerëzve të asaj kohe”, shtoi ai.