Kryesore A do bëjmë plazh? Flet ministri Klosi. Tregon disa nga rregullat e...

A do bëjmë plazh? Flet ministri Klosi. Tregon disa nga rregullat e reja edhe për restorantet

Ndërsa kryeministri Edi Rama tha sonte se mbase do të duhet një paketë tjetër ndihme për bizneset, që cilësohen si të rrezikshëm për përhapjen e koronavirusit, dhe nuk do të hapen, si lokalet, baret, restorantet, parukeritë, ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha se si fillim do hapen restorantet në natyrë, por nuk ka ende kohë se kur do ndodhë kjo.

Ministri Klosi tha se pritet që këtë vit të bëjmë plazh, por ka një rregullore të re.

“Ka disa masa që po merren. Do ketë një rregullore të re. Do ketë disa kushte në mënyrë që ato që shkojnë për pushime të mos kthehen në vatra infektimi”, tha ministri në emisionin Open.

Kushtet e reja:

Higjiena- “Higjiena është parësore. Një ndër gjërat që do ndalohen bufetë e hapura. Duhet të kenë hapësira shumë të detajuara. Në tavolinë mos të ketë më shumë se 2-4 persona. Si fillim të hapen restorantet në natyrë. Çadra nga çadra duhet të kenë distancë 3.5 metra dhe një distancë nga deti”.

Trajnimi i stafit. “Tani duhet që stafi i punës në plazhe dhe të jenë të trajnuar për mënyrën e sjelljes ndaj një situate të tillë”, tha Klosi.