Kryesore A do i djegë mandatet LSI? Kryemadhi: Rama nuk ka parë gjë...

A do i djegë mandatet LSI? Kryemadhi: Rama nuk ka parë gjë akoma

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, pas deklaratës së aleatit të saj demokrat Lulzim Basha për djegien e mandateve, është shprehur se kryeministri Edi Rama nuk ka parë gjë akoma, duke përdorur në këtë mënyrë me ironi shprehjen e shefit të qeverisë.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Kryemadhi shkruan se beteja e opozitës do të vazhdojë kundër shefit të qeverisë dhe bandave.

“Beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma!”