Kryesore A do kandidojë për Prokurore të Përgjithshme? Ja si përgjigjet Arta Marku

A do kandidojë për Prokurore të Përgjithshme? Ja si përgjigjet Arta Marku

Më 19 mars do të hapet gara për të nisur procesin që do të mbyllet me përzgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm me mandat 7 vjeçar, por Arta Marku ka refuzuar të komentojë nëse ajo do të kandidojë ose për t’u ulur në karrigen ku qëndron aktualisht.

Pasi e mori detyrën në kushtet e emergjencës me votat e mazhorancës në Kuvend, pas përfundimit të mandatit të Adriatik Llallës, kryeprokurores tashmë do t’i duhet të garojë si gjithë të tjerët nëse synon të ruajë detyrën aktuale.

Por e pyetur nga Ora News gjatë një aktiviteti në fushën e drejtësisë, nëse do të kandidojë për Prokurore të Përgjithshme, Arta Marku është përgjigjur duke thënë: “Faleminderit, faleminderit”.

Pak ditë më parë, kreu i KLP, Gent Ibrahimi tha se gara për kreun e organit të akuzës do të hapet pas përfundimit të afatit 3 mujor që ligji i përcakton organit që ai drejton, për të përgatitur rregulloren dhe metodën e vlerësimit të kandidatëve.

“Në këtë mënyrë ne po marrim kohën që na ka dhënë ligji. Tre muaj pas konstituimit”, tha kreu i KLP-së.