Politika A do marrin pjesë në zgjedhje? Ja vendimi i opozitës

A do marrin pjesë në zgjedhje? Ja vendimi i opozitës

“Që nga data 16 shkurt i nënshtrohemi vetëm presionit qytetar”. Kështu deklaroi Sekretari i ri i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në emisionin Opinion, i pyetur për presionet ndërkombëtare pas vendimit për të lënë mandatet. Po ashtu si zoti Bardhi dhe zoti Rama treguan nëse opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.

Gazment Bardhi: Do kemi diskutime për çdo çështje që lidhet me zgjedhjet. Në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ka zgjedhje që diktohen nga krimi i organizuar. Jemi përpara dy zgjedhjeve: të pranojmë ose të mbrojmë demokracinë, ose të gjejmë dhe në grupe rivale dhe t’i kthejmë zgjedhjet në luftë. Ne kemi vënë përpara interesit tonë politikë interesin e qytetarëve. Ne jemi në politikë për të luftuar krimin e organizuar.

Luan Rama: Është veprim radikal, por është i imponuar për shkak të keqqeverisjes dhe kriminalizmit të qeverisjes. Nuk ka ndodhur që prej ‘97 që janë dhe në dosjet e prokurorisë, që grupet kriminale kanë vjedhur votën. Në një vend normal demokratik cilado qeveri do kishte dhenë dorëheqjen. Çfarë zgjedhjesh lokale mund të bëjmë. Këtu është shkelur parimi bazë për zgjedhje të lira. Natyrisht do ketë hapa të tjerë politikë që do bëjnë uljen e Edi Ramës. Në politikë nuk diskutohet me nëse… Ne jemi përballë këtij fakti, nuk ka reagim nuk ka reflektim. Për sa kohë që jemi në këtë situatë gjithë hapat e opozitës do jenë në bazë të reagimit qytetar.