Politika A do ta dekretojë Ramën si ministër të Jashtëm? Flet Meta

A do ta dekretojë Ramën si ministër të Jashtëm? Flet Meta

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar të marrë edhe detyrën e ministrit të Jashtëm, por presidenti Ilir Mera nuk po jep një përgjigje për këtë.

I pyetur në emisionin “Të Paekspozuarit” se çfarë do të bëjë për kërkesën që i ka dërguar kreu i qeverisë, Meta tha se është duke e shqyrtuar.

“Po shikojmë parimet e Kushtetutës sonë për këtë rast pasi nuk e kemi pasur më parë. Jemi duke parë edhe precedentët.

Po shikojmë dhe rastet e rajonit si për shembull të Italisë ku është bazuar kushtetuta jonë. Unë nuk thashë as do ta dekretoj dhe as nuk do ta dekretoj.

Do të shkoj nesër në zyrë dhe do ta diskutoj edhe një herë me këshilltarët e mi dhe do të vendosim”, tha Meta.