Politika A do të garojë Vetëvendosje edhe në Shqipëri? Flet Albin Kurti

A do të garojë Vetëvendosje edhe në Shqipëri? Flet Albin Kurti

Albin Kurti në bisedë me Adelheid Feilcke

Kryeministri i ri i pritshëm në Kosovë, Albin Kurti, u pyet nga DË nëse Vetëvendosje do të marrë pjesë në zgjedhjet elektorale të Shqipërisë. Ai nuk e mohoi këtë, por theksoi se dega e VV në Shqipëri ka autonominë e saj.

“Aktivistët tanë në Tiranë kanë qendrën e tyre që ka emrin “Lëvizja Vetëvendosje”, por kanë autonominë e qëndrimeve dhe të veprimeve dhe të vendimeve. Besoj që emri Vetëvendosje është shumë demokratik, sepse vjen prej poshtë jo nga lart dhe është e kundërta e shkëmbimeve territoriale që vijnë nga lart, prej krerëve që silleshin në mënyrë monarkike. Vetëvendosja në Tiranë ka për qëllim që të ndërgjegjësojë dhe organizoj sa më shumë popullin atje për aktivitete në frymën e lëvizjes, por jo duke marrë direktiva nga Prishtina”, tha Kurti në intervistën që me zhvilloi me Adelheid Feilcke.