Politika A do të kandidojë sërish Veliaj për Bashkinë e Tiranës? Rama e...

A do të kandidojë sërish Veliaj për Bashkinë e Tiranës? Rama e lë pezull

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur “Pyetjes që Vret” që Arian  Çani e bën në studio sikur Zoti i drejtohet të ftuarve, duke treguar  nëse ka kandidat tjetër përveç Veliajt si kryetar të Bashkisë së  Tiranës.

Edi Rama, duhet të deklarosh publikisht nga kjo studio se nuk ke kandidat tjetër përveç Erion Veliajt si kryetar të Bashkisë së Tiranës”, pyeti Çani Ramën.

“Me ndihmën tënde o Zot, u bëftë kjo realitet”, u shpreh Rama

Arjan Çani: Pra, ai është?

Edi Rama: I dhashë përgjigjen unë, lëre se e di vetë ai lart.

Në këtë mënyrë, kryeministri ka lënë të nënkuptohet se ende nuk ka vendosur nëse Veliaj do të rikandidojë për Tiranën.

Po ashtu, Rama i është përgjigjur një tjetër pyetje të drejtuar nga Rama në këtë rubrikë.

“Rama, në vitin e 6 të qeverisjes tënde, ka ardhur koha të themi shkëlqimi dhe rënia e Edi Ramës?

“Mund të thoni ç’të doni, këtë nuk e përcaktojmë as unë, as ju”, tha Rama.