Kryesore A do të ketë mbyllje të pjesshme? Rama: Asgjë jashtë parashikimeve

A do të ketë mbyllje të pjesshme? Rama: Asgjë jashtë parashikimeve

Asgjë nuk është jashtë parashikimeve për qeverinë shqiptare sa i përket pandemisë deklaroi sot kryeministri Edi Rama pasi u pyet nëse do të ketë një mbyllje të pjesshme.

Rama i ktheu përgjigje PD-së dhe tha se spitalet janë larg kolapsit. Ai u shpreh se nga testet që bëhen nga spitalet private reflektohen në përditësim vetëm ato pozitive dhe jo ato negative. Shefi i qeverisë bëri të ditur se së shpejti do të hyjnë edhe testimet e shpejta.

“Asgjë nuk është jashtë parashikimeve. Rritja e numrave ishte e parashikuar. Kemi një strategji të vjeshtë dimrit që është e shkruar e zeza në të bardhë. Ministrja ka folur çdo ditë për rrezikun e madh ë valës së dytë si rezultat i relaksimit dhe i marrjes lehtë të kësaj përballje pasi u kalua një fazë e ndërmjetme ku faktikisht gjërat u duken sikur po shkonin një normalitetit. S’ishte e vërtetë dhe ajo që dua t’ju them me bindje është që po bëjmë gjithçka dhe askush tjetër askund s’po bën më shumë. Është fatkeqësi e madhe që një parti që pretendon se do bëhet shumicë siç ka pretenduar në fakt prej shumë vitesh dhe  pretendimi ka rezultuar i tepruar dhe që do të qeverisë vendin pas 25 Qershorit siç u lajmërua dje nga kryetari i PD-së në dilemën e tij mes shifrave dhe që përsërit çdo ditë që spitalet janë në kolaps, përsërit çdo ditë që në Shqipëri nuk po bëhen teste, që duhet bërë kjo e ajo a thua se është i autorizuar nga ndonjë mandat eksperti, është e dëmshme, shumë e dëmshme. Spitalet janë larg së qeni në kolaps. Vetëm para dy ditësh është hapur Covid3.

Covid4 është gati dhe pret që ë hyjë në sistem në funksion të kujdesit për ata që kanë nevojë ë shtrohen, ndërkohë që dua që t’ju informoj kam pasur një bisedë të gjatë me ekspertët e Komitetit teknik dhe është e nevojshme të mësohet se ne nuk i numërojmë testet që numërohen në privat përveçse pozitivet, pra në rastet e pozitivitetit të testeve. Kjo përfshihet në statistikat e përditësuara, por numri i testeve që i jepet publikut është vetëm ai i bëra në institucionet publike dhe ne nuk kemi teste së shpejta jo sepse nuk i gjenim dot por sepse është parë e arsyeshme që ë testohet vetëm me PCR. Testet e shpejta do të hyjnë së shpejti në proces”.

Besim tek ekspertët e Komitetit Teknik

Kryeministri Rama mbrojti edhe ekspertët e Komitetit Teknik dhe tha se ka besim absolut tek ta.

“Thënë të gjitha këto sepse janë çështje ekspertësh, unë thjesht e kam thënë dhe përsëritur, bëj atë që sugjerojnë ekspertët dhe kam besim absolut tek ata njerëz. I kam parë, i kam dëgjuar dhe kam mundur të shoh që vazhdimisht fjala e tyre ka dalë kur i thonë. Ama nëse dikush do t’i japë përgjigje pyetjes përderisa Lulzim Basha, paska gjetur formulën që ta frenojë infeksionet duke i çuar testet nga X në Y  si ka mundësi që këtë formulë nuk e kanë gjetur as Gjermania, as Franca dhe asnjë vend tjetër që kanë bërë një numër ë madh testesh? Sepse nuk ka lidhje fare dhe në këtë betejë, në këtë luftë e shikojmë, që nuk ka gjëra të shkruara në gurë. Ekspertët më të mëdhenj dhe më të famshëm para X kohësh thonin maska nuk bën punë, pastaj filluan thanë në mjedise të mbyllura, pastaj thanë edhe jashtë”.