Kryesore A do të ketë zgjedhje në 13 tetor? Rama: Është një e...

A do të ketë zgjedhje në 13 tetor? Rama: Është një e diel si gjithë të tjerat

Për kryeministrin Edi Rama 13 tetori është një e diel si të gjithë të dielat e tjera.

Duke i kthyer përgjigje Presidentit Meta për tre palë zgjedhje, Rama la të kuptohet se nuk do të ketë zgjedhje në datën e caktuar nga presidenti.

Edi Rama: Zgjedhjet janë bërë në 30 qershor. Jemi shumë të angazhuar për të filluar mbarë procesin e qeverisjes vendore. Për këtë kemi ngritur dhe tre këshilla drejtues dhe ky është fokusi jonë. Ne e kemi sfidën me problemet e njerëzve, nuk e kemi sfidën me problemet e brendshme të opozitës jashtë parlamentare apo presidentit.

13 tetori për mua është njësoj si 12 tetori, 14 nëntori, 15 shtatori, 6 nëntori si 22 dhjetori. Nuk njoh ndonjë 13 tetor, nuk di çfarë i bie, mbase i bie e diel, por është një e diel si gjithë të dielat e tjera.