Extra A duhet të shkojë vajza ime në kamp veror?

A duhet të shkojë vajza ime në kamp veror?

Megan Leahy – Pyetje: Disa muaj më parë, vajza ime më kërkoi që të shkonte me grupin e saj të shoqeve në një kamp veror ku do të mësonte kalërimin. Ajo më kërkoi që unë të nënshkruaja fletën e hyrjes dhe gjithashtu të bëja edhe pagesën prej 500 euro e cila nuk rimbursohej nëse nuk shkonte. Disa ditë më vonë ajo u kthye në shtëpi nga shkolla dhe më tha që nuk do të shkojnë në kamp pasi nuk është e përgatitur për të mësuar kalërimin, gjithashtu ndjehej e frikësuar se nuk do të njohë asnjë njeri në kamp dhe nuk do të bëjë miq ashtu si kishte menduar. Nuk e di si do ta trajtoj në këtë rast. Nuk dua ta detyroj që të shkoj, sepse mendoj se ajo do të ndjehet keq dhe e frikësuar, por nga ana tjetër dua ta mësoj që të marri përgjegjësi për dëshirat e saj dhe të jetë më e vendosur. Si t’ia bëj në këtë rast?

Përgjigje: Unë nuk i paragjykoj eventet të tilla, përkundrazi më vjen mirë që ekzistojnë por fatkeqësisht çdo eveniment ka rregullat e veta. Fillimisht ideja për të shkuar në një kamp i cili ka aktivitete të ndryshme është tërheqëse për fëmijët, por njëkohësisht edhe e frikshme nëse është hera e parë që largohen nga familja e tyre. Kampet jo gjithnjë janë fushë me lule, pasi mund të ketë kujdestarë të këqij, ngacmime nga shokët, për të mos folur pastaj për mundjet nga insektet, por në raste të tilla fëmijëve duhet t’i sigurojmë një ambient të sigurt. Nëse vajza juaj është në moshë të vogël, ajo do ta ketë më të vështirë të shkojë në një kamp ku do t’i duhet të mësojë një sërë gjërash të reja. Nëse është më i madh do të ketë vështirësi por do të dijë t’i kalojë më me qetësi.
Ajo çfarë duhet të bëni në këtë rast, është që ta bindi vajzën tuaj të shkojë në kamp dhe të ndjehet e sigurt. Duhet t’i thoni vazhdimisht se frika nuk duhet të jetë “mikja” e saj më e mirë. Shpesh herë edhe ne të rriturit ndjejmë frikë kur shkojmë në një vend të ri, por e edukojmë veten duke treguar siguri ndaj njerëzve atje. Me këtë ide duhet të edukojmë edhe fëmijët tanë. Në këtë rast përpos edukimit të fëmijës tuaj, unë do të i’u thoja që besojini edhe intuitës tuaj. Pa u vënë në panik nëse mendoni se kampi do t’i bëjë mirë vajzës tuaj, dërgojeni atë. Kjo nuk ka të bëjë me pagesën, edhe pse është një shumë e konsiderueshme, por në një farë mënyrë do t’i tregoni vajzës tuaj se duhet të mbajë përgjegjësi për vendimet e saj, kështu ajo do të edukohet edhe në të ardhmen me këtë ide. Paç fat./The Washington Post/
*Meghan punon prej kohësh, si trajnere e certifikuar për sjelljen e prindërve me fëmijët dhe është nëna e tre vajzave.