Ekonomi A e dini se ku dhe kur është kryer i pari veprim...

A e dini se ku dhe kur është kryer i pari veprim bankar në Shqipëri?

Është pikërisht Lezha dhe mos u çudisni, ishte Skënderbeu me cilësinë e kryetarit të shtetit të Arbërit në vitin 1452, ai që kreu këtë akt financiar.

Ai mori njoftimin nga Roma. Në bazë të urdhërit të Papës Nikolla V-të, ishin mbledhur në Dalmaci, si ndihmë për Shqipërinë nga fushata papale e Kryqëzatës, një sasi e konsiderueshme dukatesh floriri.

Ndihma do t’i dorëzohej përfaqësuesit të kapedanit shqiptar në Raguzë për të tërhequr të hollat. Skënderbeu autorizoi përgjegjësin e thesarit.

Sipas praktikës mesjetare, prokura duhej legalizuar para një noteri të pajisur me liçensë.

Të tillë noterë kishte në Durrës, Shkodër, Lezhë e Ulqin. Sidoqoftë Skënderbeu zgjodhi Lezhën, nuk dihet përse.

Meqë jemi tek paratë, në Lezhë janë gjetur një numër i madh monedhash prej argjendi të prera me legjendën Lissitan. Është gjetur edhe monedha e mbretit ilir Ballaios, prerë më 167-135 para Krishtit. Ato kanë figurën e anijes Liburne, prerje, të cilat u bënë në vitet 229-213 para erës sonë, kur Lezha ishte në kulmin e vet.

Në gjetjet arkeologjike në vendin tonë dhe trevat ku ende jetojnë shqiptarë, monedhat kanë vlera unike, të jashtëzakonshme. Vlen të përmendim monedhat e qytetit Demastion i cili u themelua në shekullin 13 p.e.sonë me elemente urbane akropole përmendur nga Straboni. Ky vendbanim ilir ndoshta pranë Kosovës, i njohur për minierat e arit dhe argjendit preu monedha prej argjendi me emrin e tij në fillim të shekullit IV p.e.r.

Në simbolet e përdorura mbi monedha është çekani i minatorit. Monedhat e para të Epidamnit në gjysmën e parë të shekullit V para K, qenë me simbole korintike etj.

Pas shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali  ngre bankën kombëtare veprim të cilin e ka cilësuar si: “e dyta fitore pas lirisë”.

Kapitali i bankës së parë të shtetit shqiptar ishte 10 (dhjetë) milionë korona ose dhjetë milionë e gjysmë lireta. Kapitali do të formohej vetëm në monedha ari. Banka Kombëtare e Shqipërisë mbetej i vetmi institucion të cilit i njihej e drejta për emetimin e kartëmonedhave, për të cilat u vendos të emetoheshin në shqip dhe frëngjisht.

Banka që konsiderohet më e vjetra në botë, është Banco Monte dei Paschi di Siena.

Ajo u themelua në vitin 1472 nga magjistrati i qytet-shtetit të Sienës, dhe është në funksion edhe sot.