Extra A e forcojnë marrëdhëniet në distancë dashurinë? Ja çfarë thonë shkencëtarët

A e forcojnë marrëdhëniet në distancë dashurinë? Ja çfarë thonë shkencëtarët

Të jesh i dashuruar është ndjenja më e bukur që dy njerëz mund të përjetojnë por kur të dy ndodhen në shtete të ndryshme dhe larg njëri-tjetrit gjasat që kjo marrdhënie të dështojë janë të mëdha.

Largësia, mosbesimi, xhelozia janë faktorë që ndikojnë në zbehjen e dashurisë.

Por sipas një studimi të kryer kohëve të fundit rezulton se marrwdhëniet në distancë në fakt mund t’i afrojnë më shumë partnerët me njëri-tjetrin.

Sipas studimit të publikuar nga “Journal of Communication”, çiftet në distancë komunikojnë më shumë me njëri-tjetrin.

Në studim u morën 30 çifte që jetonin larg njëri-tjetrit.

Me këtë studim studiuesit arritën në përfundimin se çiftet që ishin në distancë diskutonin për çështje më të thella, komunikonin më shpesh dhe madje e shikonin partnerin e tyre si idhull.

Gjithashtu nuk duhet lënë pa përmendur edhe fakti se këto çifte ishin më të lirshëm në shprehjen e dashurisë kundrejt njëri-tjetrit ndryshe nga ata që nuk kanë një marrdhënie në distancë.