Kryesore A e ka menduar Rama ndonjëherë dorëheqjen? Ja si përgjigjet kryeministri

A e ka menduar Rama ndonjëherë dorëheqjen? Ja si përgjigjet kryeministri

Kryeministri Edi Rama e pyetur nga moderatorja e emisionit Open, Eni Vasili se a e ka menduar dorëheqjen. Edi Rama u përgjigj se nuk e ka menduar për shkak se nuk mund të tradhtojë qytetarët, të cilët i kanë dhënë mandatin.

“Unë kam një detyrë që ma ka ngarkuar shumica e shqiptarëve dhe qytetarët nuk i tradhtoj kurrë”, ishte përgjigjja që  dha Rama.

Ndërkohë, analisti Neritan Sejamini e ka pyetur kryeministrin Edi Rama se kur do të largohet nga politika sepse deri më tani ka 21 vjet në politikë. Shefi i qeverisë  iu përgjigj duke i thënë se për momentin as nuk e ka çuar ndërmend largimin.

“Është e vërtetë që kam në politikë qysh në vitin 1998. S’kam qenë në nivelet më larta, por ministër Kulture dhe falë meje kjo ministri u bë e rëndësishme. Pastaj u bëra kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe falë meje u kthye Tirana në një qendër të rëndësishme si niveli i dytë i pushtetit. Pastaj u bëra kryetar i PS, kalova opozitën dhe sot jam këtu. Nëse do kisha ndjesi se qeverisja po shkon jo mirë, nën sensin e objektivave dhe rezultateve dhe gjërat që duhen bërë, ose nëse do kisha ndjesinë e lodhjes do e kisha menduar, por s’kam as të parën as të dytën dhe mbi të gjitha kam sensin e palëkundshëm të detyrës ndaj njerëzve dhe do ta çoj këtë punë deri në fund”, deklaroi Rama.