Shëndet A është çokollata e zezë e shëndetshme?

A është çokollata e zezë e shëndetshme?

Mund të konsumoni çokollatë të zezë pa u ndjerë në faj madje edhe përditë pasi ajo ka komponime që ofrojnë përfitime shëndetësore.

Megjithatë sasia që do konsumoni është e rëndësishme, pasi sasi të mëdha kontribuojnë me yndyrë, sheqer dhe kalori shtesë dhe mohojnë përfitimet shëndetësore. Çokollata e zezë është e pasur me solide kakao, të cilat përmbajnë përbërës të njohur si flavanolë. Në nivele të larta, flavanolet e kakaos ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe kolesterolit, përmirësojnë kujtesën dhe ulin rrezikun e diabetit. Çokollata e zezë ka sasinë më të lartë të flavanoleve të kakaos; çokollata me qumësht ka më pak, dhe çokollata e bardhë nuk ka.

Por ndërsa flavanolët e kakaos në çokollatë të errët e bëjnë atë një ushqim të shëndetshëm, ata i japin shijen e hidhur. Prodhuesit mund të përpunojnë çokollatën për ta bërë atë më të shijshme, por nëse bëjnë këtë ata mund të heqin disa nga këto përbërës të dobishëm. “Faktorët në përpunimin e saj, duke përfshirë fermentimin dhe pjekjen, që thellojnë aromën dhe i japin çokollatës aromën e saj të dallueshme, mund të ndikojnë në përmbajtjen e flavanolit” – shpjegoi Matt Hartings, asistent profesor i kimisë në Universitetin Amerikan.

Nëse keni nevojë për më shumë arsye për të konsumuar çokollatën e zezë, kini parasysh këtë: Një e treta e yndyrës në kakao është acid stearik, një yndyrë e ngopur që, ndryshe nga yndyrnat e tjera të ngopura, duket të ketë një efekt neutral në kolesterolin e gjakut. Përveç kësaj, kakao pluhur kontribuon me minerale, duke përfshirë kalcium, bakër, hekur, magnez, fosfor, kalium dhe zink.

Që të maksimizoni benefitin e saj blini çokollatë që është të paktën 60% kakao. Në përgjithësi, sa më e lartë përqindja, aq më shumë flavanolë.