Kryesore A është Meçollari, spiun i shërbimeve të huaja? Meta del kundër Berishës

A është Meçollari, spiun i shërbimeve të huaja? Meta del kundër Berishës

Negociatat e nisura me Greqinë për marrëveshjen e detit kanë futur në lojë si lojtar kryesor edhe Presidentin Ilir Meta.

Pa dhënë ai plotfuqishmërinë, negociatat nuk mund të vazhdojnë.

I ftuar në “Studio e Hapur” në Neës 24, Presidenti Ilir Meta komentoi për herë të parë listën e negociatorëve të paraqitur tek ai nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati një ditë më parë.

Sipas Metës, secili prej tyre do verifikohet më parë.

“Kemi bërë kërkesa për të verifikuar për çdo negociator, më të veçanta për këdo, s’mund të them asgjë pa i verifikuar. Unë vlerësoj se integriteti i tyre, njohuritë e tyre, personaliteti i tyre është mjaft i rëndësishëm”, shtoi Meta.

Pika më kryesore e bisedës ka qenë ajo për Artur Meçollarin, të etiketuar si spiun të shërbimeve të huaja nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Por, Meta më shumë se sa ato që shkruhen në media, vlerësoi një letër të vitit 2010 që Meçollari i dërgonte Adriatik Llallës.

“Nuk mund të bëj gjykatësin, por ka treguar se ka ndjeshmëri, përgjegjshmëri, ndaj interesave të shtetit”, tha Meta duke dalë kështu në mënyrë indirekte kundër Berishës.

“Për emrat e caktuar unë s’kam asnjë arsye. Unë kërkoj informacione, sqarime nga institucionet përkatëse.

Për rastin konkret nuk kam informacione përveç qëndrimeve të lexuara në media.

Elementin më pozitiv për personin konkret vlerësoj letrën që kam lexuar dje apo pardje, që ia kishte dërguar zotit Llalla, ku protestonte për mbylljen e çështjes penale të ekipit negociator të vitit 2009, duke dhënë argumente dhe fakte, një pjesë e të cilave ishin interesante që ngarkonin negociatorët.

Sipas tij, prokuroria e kishte mbyllur në mënyrë jo të drejtë.

Nuk mund të bëj gjykatësin, por ka treguar se ka ndjeshmëri, përgjegjshmëri, ndaj interesave të shtetit”, tha Meta