Kryesore A fshihet Berisha pas partisë së Patozit?

A fshihet Berisha pas partisë së Patozit?

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur në Parlament për partinë e re Bindja Demokratike.

Nga foltorja e Kuvendit, ai hodhi dyshime se krijimi i partisë së re nga Astrit Patozi mund të jetë një lojë e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Balla: Nuk ka më budallenj që të dëgjojnë Lulin dhe Monikën që të guxojnë të ngrenë dorë mbi procesin zgjedhor. Zgjedhjet nuk janë as të PS as të grupit demokrat qofshin këta demokratë të PD apo të Bindjes Demokratike.

Qesharake të duket kjo historia që nënkryetari i PD Astrit Patozi sulmon sistemin politike në këtë vend për partitokraci.

Astrit Patozi ka qenë kryetari i grupit parlamentar të PD për 8 vjet i ka pasur mundësi ti ndryshojë partitokracinë nëse do të kishte dashur. Ju nuk keni faj, por partisë nënë thojini që Astrit Patozi është i tyre, jo i yni. Si mund të mbështesim ne kundërshtarin tonë?!

Ku e dimë ne që nuk është lojë e Berishës kjo e Astritit? Dështoi Luli ka futur Astritin. Puna juaj nuk është puna jonë”.