Kryesore A i është ndaluar hyrja në Amerikë, Berishës?

A i është ndaluar hyrja në Amerikë, Berishës?

Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë shkëmbyer replika këtë të enjte në Kuvend lidhur me udhëtime të mundshme në Amerikë.

Rama ka hedhur dyshime se ish-kryeministrit i është ndaluar hyrja në SHBA.

Edi Rama: Saliu këtu e nisi fjalën e tij me Amerikën dhe më bëri një pyetje të drejtpërdrejtë për bashkëshorten time. Nuk i jam përgjigjur kurrë, por sot do t’i përgjigjem se kam edhe unë një pyetje për Saliun. Sali “ABi Bank” monitorohet drejtpërdrejtë nga enti rregullator i bankave në SHBA. Nëse bashkëshortja ime do të ishte aksionere, të jesh i sigurt se mua nuk do të më lejonin ta kapërceja më oqeanin. Tani kam unë një pyetje të drejtpërdrejtë për ty. Sali ti e kapërcen dot oqeanin me dasht? Hajde përgjigju. Hajde përgjigju. Me dasht? Më bërë një pyetje të drejtpërdrejtë, ta dhashë një përgjigje të drejtpërdrejtë, dhe të bëra një pyetje të drejtpërdrejtë. Nëse unë do të isha ai që më përshkuan ti, të jesh i sigurt se unë s’do e kapërceja dot oqeanin jo më të komunikoja drejtpërdrejtë me shtëpinë e bardhë, me kërkesë të shtëpisë së bardhë, se unë skam mundësi t’i kërkoj gjë shtëpisë së bardhë.

Sali Berisha: Kur unë u largova nga aktiviteti nuk kam bërë dhe kam refuzuar çdo lloj ftese nga kushdo, sepse unë tani përfaqësoj zgjedhës dhe jam person privat. Kam marrë ftesa më shumë se kushdo tjetër dhe çdo dy muaj. U kam bërë të qartë se i kam ndërprerë të gjitha udhëtimet zyrtare. E kam të vendosur që nuk udhëtoj për qëllime zyrtare. Po të më teket, shkoj kur të më teket. Me SHBA kam arritur aty ku nuk mund të arrish ti kurrë. Kanë qenë republikanë, demokratë, i kam respektuar, nuk i kam thënë turpi i qytetërimit tjetrit, si i ke thënë ti Donald Trump dhe më pas jep 20 milionë dollarë për ta takuar. Ke filluar një lojë të madhe në kurriz të shqiptarëve, por nuk do të mbetesh pa marrë përgjigjen që meriton.

Edi Rama: Unë nuk të pyeta a ke marrë ftesa nga SHBA. Nga ana tjetër, duke menduar se si ta japësh përgjigjen, bëre një gabim, the që unë nuk dal më jashtë shteti për arsye pune. Ti merr Mediun dhe shkon në Bundestag dhe s’lë llaf pa thënë për Shqipërinë. Unë nuk e diskutoj që ka njerëz që të ftojnë, unë të pyeta ti me dash, e kalon oqeanin apo jo?

Sali Berisha: Që nesër!

Edi Rama: Nderi e do që unë të jem i dëshiruar që ti vërtet ta kalosh oqeanin nëse do, por mënyra se si ti përgjigjesh më bën të mendoj se ka një problem.