Kryesore A i ka dyert e hapura Saimir Tahiri në PS? Ja çfarë...

A i ka dyert e hapura Saimir Tahiri në PS? Ja çfarë thotë Rama

Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët nëse do të ketë një rikthim të Saimir Tahirit në Partinë Socialiste, nëse do të shpallet i pafajshëm.

Kreu i qeverisë u shpreh i qartë kur tha se ish-ministri nuk ka vend në PS, derisa drejtësia t’i shkojë çështjes së tij deri në fund.

“Kërkojini falje si fillim për çfarë i bëtë, bazuar tek thashethemet e dy përfaqësuesve të llumit, që jua dhanë juve si fakte dhe ju mbushët dynjanë dhe madje arritët në pikën që na akuzuat pse nuk e çuam në burg.

Kërkojini falje jo se e them unë, por sepse Prokuroria e Katanias i shkoi deri në fund hetimeve dhe nxori që gjithçka ishte kazan dhe për atë kazan ju kërkuat llogari përse ne nuk i hoqëm imunitetin që e mbron deputetin nga burgu.

Prokuroria ta çojë deri në fund hetimin, deri sa drejtësia nuk ka thënë fjalën e fundit, Saimir Tahiri nuk është pjesë në PS”, tha Rama gjatë bashkëbisedimit të fundvitit me gazetarët.