Politika “A i lutesh Zotit që ti zësh vendin Ramës”? Ja çfarë thotë...

“A i lutesh Zotit që ti zësh vendin Ramës”? Ja çfarë thotë Veliaj

Kryebashkiaku Erion Veliaj është përfolur edhe nga media e huaja si pasardhësi i kryeministrit Edi Rama.

Ai ishte i ftuar në “Xing me Ermalin” nga ku nuk i shpëtoi pyetjes së drejtuesit të emisionit Ermal Mamaqi nëse i lutet në Zot që të bëhet kryeministër.

Kryebashkiaku u përgjigj shkurt Jo dhe tha se e do shumë punën që bën si kryebashkiak i Tiranës.

“Jo! Nëse i lutem Zotit, i lutem që mos bëhem ndonjë gjë tjetër përveçse kryetar bashkie. Plus ne kemi një kryeministër ndoshta më të mirin që kemi patur në 100 vitet e fundit. Meqë ai e ka marë përsipër këtë stres, ne të tjerët le të jemi të mirë në punët tona”, tha Veliaj.