Kryesore A janë kushtetuese zgjedhjet e 13 Tetorit? Flet ish-presidenti Moisiu

A janë kushtetuese zgjedhjet e 13 Tetorit? Flet ish-presidenti Moisiu

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka folur për zgjedhjet vendore që do të zhvillohen ditën e nesërme dhe për datën e re të zgjedhjeve të dekretuar nga presidenti Ilir Meta.

Teksa u pyet në emisionin ‘Kjo Javë’ nga Nisida Tufa nëse janë kushtetuese zgjedhjet e 13 Tetorit, Moisiu preferoi të mos japë një koment.

“Unë nuk jam Gjykatë Kushtetuese, unë them si ndodhi në rastin tim dhe pse ia ngarkova Parlamentit. Atëherë nuk kishte kufizim dhe unë prandaj i caktova zgjedhjet në dhjetor. Kur isha president arrita ti bindja palët. Kjo situatë nuk duhej lejuar as nga mazhoranca as nga opozita”, tha ish-presidenti, ndërsa foli edhe për zërat për përplasje civile.

“Nuk besoj të ketë përplasje politike, mund të ketë episode, por që të shkojë problemi në përplasje civile unë besoj që… se dëgjova një zonjë që tha vëllai im është i djathtë, djali im është polic, tani vëllai nuk do vrasë nipin. Në asnjë mënyrë shqiptarët nuk mund të arrijnë të ndeshen njëri me tjetrin”, tha Moisiu.