Politika A je penduar për Rudina Hajdarin? Si përgjigjet Lulzim Basha

A je penduar për Rudina Hajdarin? Si përgjigjet Lulzim Basha

Gjatë bashkëbisedimit sot me gazetarët, kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar deklaratat e deputetes, Rudina Hajdari, e cila pas protestës së opozitës u shpreh se nëse babai i saj do të ishte gjallë nuk do e mbështeste liderin e PD.

I pyetur nëse është penduar që e vendosi në listë Rudina Hajdarin duke lënë jashtë saj edhe të rinj me kontribut më të madh në PD, Basha tha se përpiqet të mësojë nga gabimet.

“Suksesi në jetë përcaktohet në të bërit sa më pak gabime. Askush nuk është perfekt. Përpiqem të mësoj nga gabimet e mia. Në rastin konkret nuk bëj asnjë koment, e gjithë kjo bëhet për zgjedhje”, – u shpreh Basha.