Bota A jemi duke shkuar drejt një Lufte të re Botërore?

A jemi duke shkuar drejt një Lufte të re Botërore?

Një studim së fundmi ka dalë në konkluzione se bota është duke shkuar drejt një lufte tjetër globale.

Shkencëtari i Universitetit të Kolorados Aaron Clauset përmes një studimi ka zbuluar se gjasat janë të mëdha për botën që të pësojë shpërthimin e një lufte të madhe.

Projekti në fjalë është i bazuar në të dhënat e luftës, në të cilën përfshihen datat dhe vdekjet që nga luftrat e vitit 1823.

Të dhënat nuk përfshijnë luftërat civile apo veprimet terroriste, e as konfliktet si ato në Siri dhe Jemen, të cilat përshkruhen teknikisht si luftëra civile.

Clauset ka studiuar gjendjen e botës para, gjatë dhe pas një lufte, për të parë nëse shoqëria po ecën drejt një lufte të ardhshme.

Hulumtimi i tij zbuloi se një periudhë dekadash  në “një paqe të gjatë”, mund të ndryshojë lehtë. Sipas Clauset, “modeli i gjatë i paqes do të duhej të qëndrojë për të paktën 100 deri në 150 vjet para se të mund të quhet një trend i vërtetë”.

“Këto modele tregojnë se si paqja e zgjatur dhe periudha e dhunës së madhe që i parapriu asaj nuk janë modele statistikore të pazakonta në seri kohore realiste, por janë stacione të një konflikti të ri”, u shpreh ai në mbrojtje të studimit të tij.