Bota A ka SHBA një mjet fluturues sekret si UFO-t? Prodhuesi i armëve...

A ka SHBA një mjet fluturues sekret si UFO-t? Prodhuesi i armëve nuk përgjigjet për videon

Shefi i kompanisë amerikane të prodhimit të armëve dhe avionëve për ushtrinë, “Lockheed Martin” refuzoi t’iu përgjigjej pyetjes së gazetareve nëse SHBA kishte një mjet fluturues të ri dhe sekret në formën e një pjate si ato të UFO-ve, pas videos që u bë virale në internet.

Një video e postuar së fundmi në Twitter tregon një objekt të paidentifikuar aerodinamik, i ngarkuar në një kamion, në parkingun e zonës së testimeve të “Lockheed Martin”, në shkretëtirën Mofave.

Ndjekësit e rrjetet sociale u përpoqën të jepnin shpjegime të mundshme për objekti, por menaxheri kryesor i projektit “Skunk Works”, Jeff Babione, nuk denjoi të jepte asnjë të dhënë rreth tij.

“Nuk mund të flas për këtë gjë, por iu siguroj se protokollet e sigurisë në fabrikë janë shumë të mira”, u shpreh Baboine duke buzëqeshur.