Aktualitet “A kam plumba në kokë?”, çfarë tha 28-vjeçari pak sekonda pas atentatit...

“A kam plumba në kokë?”, çfarë tha 28-vjeçari pak sekonda pas atentatit në Lezhë

“A nuk kam plumba në kokë”? Ky reagimi i parë i 28-vjeçarit, Blerim Preçi vetëm pak sekonda pasi i shpëtoi breshërisë së një armë automatike në afërsi të Ishull-Lezhës.

Ndërsa një qytetar përpiqet ta qetësojë duke i thënë se është lajmëruar mjeku dhe policia: “Eja tek lokali atje, eja tek lokali vrap, se e thirrën mjekun, e thirrën policinë”.

‘Blerim Preçi: A s’kam plumba në kaptinë?’

Blerim dhe Klisman Preçi po udhëtonin me një automjet tip ‘Mercedes Benz’ kur rreth orës 20:05 janë qëlluar me breshëri plumbash nga një automjet tjetër.

Autorët lëviznin me një makinë ‘Audi’, dhe sapo i janë afruar shënjestrës kanë hapur zjarr. Fatmirësisht plumbat nuk kanë prekur kushërinjtë Preçi.

Policia ende nuk e ka të qartë motivin e atentatit, ndërsa nga deklarimet e të rinjve nuk ka arritur të marrë të dhëna të vlefshme për hetimin.

Burime nga grupi hetimit bëjnë me dije se 28-vjeçari, Blerim Preçi që dyshohet se ishte dhe shënjestër e atentatit, vetëm pak ditë më parë ishte kthyer nga jashtë vendit. Sipas burimeve, 2 javë më parë i riu ka rënë pre e një sulmi tjetër me armë, në qytetin e Laçit.

I riu nuk rezulton me precedent kriminal në Shqipëri, megjithatë policia po heton aktivitetin e Blerim Preçit jashtë vendit si dhe konfliktet e mundshëm që ai apo të afërm me të mund të kenë.