Extra A kanë avionët targa si makinat?

A kanë avionët targa si makinat?

Aeroplanët kanë targa të veçanta që lëshohen nga autoritetet që menaxhojnë trafikun ajror në çdo shtet, shkruan focus.it.

Të gjithë avionët privatë ose të kompanive shtetërore kanë një kod regjistrimi që fillon me një ose më shumë shkronja që identifikojnë vendin e origjinës (për shembull I për Italinë, N për SHBA, JA për Japoninë), e ndjekur nga pesë karaktere alfanumerike.

Targa e aeroplanëve njihet gjithashtu si “numri i bishtit” për shkak të pozicionit në të cilin është i vendosur në formën e një pllake.

Kodi lëshohet nga autoriteti kombëtar që rregullon trafikun ajror dhe ka qenë i detyrueshëm në këtë formë që nga viti 1944 edhe pse regjistrat e parë ndërkombëtarë datojnë në vitin 1913.

Numri i karaktereve dhe përdorimi i shkronjave ose numrave është sipas gjykimit të çdo vendi.

Kodi i referohet gjithmonë vendit të regjistrimit dhe jo linjës ajrore.