Kryesore A kanë firmosur vërtet dorëzimin e mandateve deputetët e opozitës?

A kanë firmosur vërtet dorëzimin e mandateve deputetët e opozitës?

Partitë parlamentare të opozitës kanë deklaruar sot se kanë dorëzuar mandatet dhe do të jenë në protestë si qytetarë pa imunitet.

Ajo që bie në sy është fakti se deklarata e dorëheqjes është e paplotë.

Nga PD e ka publikuar deklaratën e tij deputeti Ervin Salianji që shkruan se heq dorë nga mandati.

Por në deklaratën e publikuar ai nuk tregon datën se kur është nënshkruar kjo deklaratë.

Po ashtu dhe deputetja Nada Meçorapja e ka publikuar pa datë deklaratën.

Grida Duma gjithashtu e jep të palexueshme deklaratën.

Nga LSI vetëm Monika Kryemadhi ka publikuar deklaratën e dorëheqjes ndërsa të tjerat janë mbajtur sekret.

Por edhe deklarata e Kryemadhit ka paqartësi.

Shikoni datën se kur është lëshuar.