Aktualitet A mund ta shpëtojë botën nga Covid një vaksinë e 1921-shit?

A mund ta shpëtojë botën nga Covid një vaksinë e 1921-shit?

Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë filluar të testojnë vaksinën BCG të zhvilluar në vitin 1921 për të parë nëse mund të shpëtojë jetë nga Covid.

Vaksina është projektuar që të ndalojë tuberkulozin, por ka prova se mund të mbrojë trupin nga infeksione të tjera gjithashtu. Rreth 1 000 persona do të marrin pjesë në testimet klinike që do të kryhen nga universiteti i Exeter.

Kjo vaksinë është dizejnuar që të përgatisë dhe të ndryshojë shpejt sistemin imunitar. Kjo pikë u pëlqen shkencëtarë pasi mendojnë se trupi do të përgjigjet më shpejt ndaj infeksioneve.

“Ky mund të jetë një zbulim i rëndësishëm në nivel botëror”, tha John Campbell.

Qëllimi kryesor i ekspertëve mbetet krijimi i një vaksine që do të shënjestrojë vetëm koronavirusin. 10 vaksina të tilla janë në fazat e fundit të studimit klinik.