Kryesore A mund t’i hiqet non-grata e Berishës nëse ndryshon qeveria amerikane? Si...

A mund t’i hiqet non-grata e Berishës nëse ndryshon qeveria amerikane? Si përgjigjet Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yur Kim, ka deklaruar se mundësia që ish-kryeministrit Sali Berisha ti hiqet non-grata është zero, edhe me një administratë të re amerikane. Ndërsa dorëheqjen e Bashës nuk preferoi ta komentonte sërish.

Eni Vasili: Zoti Berisha ka thënë, ka deklaruar se dezinjimi mund të anulohet nëse ndryshon administrata në Shtetet e Bashkuara. Sa e vërtetë është kjo?

Ambasadorja Kim: Mbi 200 persona janë përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsioni domethënës dhe iu është ndaluar hyrja në SHBA, atyre dhe familjarëve të tyre. Nga këta, zero raste janë zmbrapsur. Nuk mendoj se është realiste të mendosh se një ndryshim i qeverisë do të ndryshonte disi faktet. Faktet janë të qarta dhe mendoj se çdo shqiptar i kupton faktet.

Eni Vasili: Gjithsesi, u zhvilluan disa zgjedhje të pjesshme lokale më 6 mars. Një kritikë tjetër që ju bëhet gjithmonë nga kjo pjesë e opozitës ka të bëjë me votën e 6 marsit dhe dua të di si e keni interpretuar ju. Duket se nga kjo vote iu dha prej demokratëve një mbështetje Komisionit të Ri-Themelimit dhe Z. Berisha. Gjithmonë nga kjo pjesë e opozitës vjen kritika se ju jeni kundër vullnetit të demokratëve, pra shumicës së tyre. Keni një koment?

Ambasadorja Kim: Mendoj se votuesit shqiptarë kanë të drejtën që t’i marrin vetë vendimet e tyre. Ne do të shpresonim që ata do t’i merrnin vendime te tyre duke marrë në konsideratë të gjitha faktet e disponueshme.

Eni Vasili: A keni ju një koment apo qëndrim për dorëheqjen e ish-kryetarit, z. Basha?

Ambasadorja Kim: Jo. Siç e dini, ne nxorëm një deklaratë kur z. Basha dha dorëheqjen, duke shprehur respekt për vendimin e tij.