Bota A mundet dikush t’i shohë me pozitivitet tërmetet e fuqishme? Një multimilioner,...

A mundet dikush t’i shohë me pozitivitet tërmetet e fuqishme? Një multimilioner, po

Multimilioneri meksikan Carlos Slim gjen aspekte pozitive tek tërmetet e fuqishme që tronditën Meksikën më 7 dhe 19 shtator e që u morën jetën qindra vetëve.

Carlos Slim

Edhe pse ishte një tragjedi e madhe, sepse tërmeti mori njerëzit tanë të dashur, gjëja pozitive është se pa dyshim do të gjenerojë vende pune, do të ketë ndërtime, aktivitet ekonomik në ato zona me të ardhura të ulëta, zonat e margjinalizuara”, tha manjati në një konferencë shtypi në kryeqytetin meksikan, sipas medieve lokale, shkruan Dita.

Slim gjithashtu premtoi se do të dhuronte rreth 126 milionë dollarë në ndihmë të të prekurve nga katastrofa.

Një pjesë e kësaj shume vjen nga donacionet e më shumë se 217 mijë qytetarëve.

Në fund të shtatorit presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto informoi se procesi i rikonstruktimit të mijërave banesave dhe qendrave edukative të prekura nga tërmetet do të ketë një vlerë rreth 2 miliardë dollarë.