Shëndet A ndikon koha para ekranit në shëndetin mendor tek të rinjtë?

A ndikon koha para ekranit në shëndetin mendor tek të rinjtë?

Planet e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për rregullimin e internetit dhe mediave sociale përmbanin një listë të gjatë të dëmeve që shkaktohen nga internet. Midis tyre ishte përdorimi i tepruar i ekranit nga adoleshentët. Nga një podcast( është një seri episodike e skedarëve dixhital audio ose video të cilat një përdorues mund të shkarkojë për të dëgjuar ), i publikuar nga Tech Tent, këtë javë lind pyetja a ka dëshmi bindëse për dëmin që shkaktojnë orët e tepërta në shëndetin mendor tek të rinjve.

Këtë javë, një studim i Institutit të Internetit të Oksfordit sugjeroi se orët e tepërta para ekranit kishin efekt pak të dukshëm në mirëqenien mendore të adoleshentëve, edhe nëse ata kalonin orë duke shikuar ekranet në kohën e gjumit.

“Ne nuk gjejmë një lidhje mes përdorimit të ekranit digjital 30 minuta, një orë e dy orë para shtratit dhe një rënie në mirëqenien”, thotë një nga studiueset, Amy Orben

Hulumtimi shqyrtoi të dhënat nga më shumë se 17,000 adoleshentë në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Shtetet e Bashkuara. Orben na tregon se, ndryshe nga disa studime të tjera, puna e tyre nuk mbështetet vetëm në atë që njerëzit raportojnë për kohën e tyre të ekranit.
“Në të vërtetë kemi parë në hulumtimet e mëparshme se përputhja mes përdorimit të vetë-raportuar të telefonit dhe përdorimi i ekraneve për shkak të punës është absolutisht minimal”.

Kritikët kanë vënë në dukje se disa nga të dhënat e Oksfordit datojnë që nga viti 2011. Që atëherë, koha e ekranit të adoleshentëve dhe natyra e asaj që po shikojnë kanë ndryshuar.

Ka shumë dëshmi anekdotike të tipit se të rinjtë që shpenzojnë kohë para ekranit, janë duke u përballur me probleme të tilla si anoreksia etj., dhe kjo mund të çojë në dëmtimin shëndetit mendor. Hulumtuesit e Oksfordit janë të bindur se studimi i tyre është i fuqishëm në zbulimin, se çdo korrelacion midis kohës së ekranit dhe shëndetit mendor është shumë i vogël.

“Kjo në thelb nuk do të thotë se unë jam duke thënë se nuk mund të ketë një lloj teknologjie digjitale që është e dëmshme, ose është shumë e dobishme”, thotë zonja Orben. Por ajo thotë se nevojiten më shumë kërkime.

“Mendoj se ky studim është vetëm një hap i parë. “.