Kryesore A po shpopullohet Shqipëria? Rama ka një përgjigje me Kim Kardashianin dhe...

A po shpopullohet Shqipëria? Rama ka një përgjigje me Kim Kardashianin dhe Cristiano Ronaldon

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ata që thonë se po shpopullohet Shqipëria nga keqqeverisja “ose nuk kupton asgjë, ose është i poshtër”.

“Jemi në një botë ku lëvizja ka një tjetër hapësirë dhe tjetër shpejtësi. Jemi në mes të një kontinenti ku shumë afër nesh është epiqendra e pasurisë së botës. Patjetër që një të riu që ndodhet në një fshat kudoqoftë në Shqipëri, i cili me një klikim ka pranë Kim Kardashianin dhe Cristiano Ronaldon, nuk është e lehtë t’i thuash “rri këtu se do të bëjmë bashkë Shqipërinë”. Patjetër që ikja e njerëzve ka brenda edhe problemet e veta, por kush thotë se ikja e njerëzve lidhet me qeverisjen, ose nuk kupton asgjë, ose është i poshtër”, tha Rama.

Sipas kreut të qeverisë, “faktet e bazuara në shifrat e Eurostat, tregojnë se nga BE janë kthyer 155 000 shqiptarë”.

“Periudha 2007-2012 ka pasur 49% më shumë emigrim sesa në 2013-2019. Shqiptarët kanë ikur, ikin dhe do të ikin; kanë ardhur, vijnë dhe do të vijnë. Shyqyr që është kështu, nuk e duam më bunkerin e Enver Hoxhës”, theksoi Rama.