Aktualitet Abuzimi me tenderin e uniformave të policisë, SPAK shpall pretencën

Abuzimi me tenderin e uniformave të policisë, SPAK shpall pretencën

SPAK ka shpallur pretencën për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.

Për Edlira Naqellarin, Flutura Çerkezin, Ani Omurin, Klevis Hasanin, Kreshnik Bejkajn, Fatmir Demnerin, Mariglen Buzalin, Gëzim Mingajn, Anisa Bogdanin, Aurora Mullën, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga 1 vit e 6 muaj burg.

Po ashtu për dënim plotësuar, SPAK ka kërkuar që për 3 vite të mos ushtrojnë asnjë funksion politik.

Të gjithë këta persona janë arrestuar në lidhje me tenderin 2.8 miliardë Lekë të uniformave të policisë. Ata u arrestuan më 10 Korrik të këtij viti.