Aktualitet Abuzoi me nxënësen e klasës së 7-të, 25-vjeçari përfundon në pranga

Abuzoi me nxënësen e klasës së 7-të, 25-vjeçari përfundon në pranga

Një 25-vjeçar është arrestuar për akuzën e kryerjes së veprimeve seksuale ndaj një të miture në Tiranë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të enjten në Kodër Kamëz.

Vajza me të cilën 25-vjeçari akuzohet se ka kryer veprime seksuale është e klasës së shtatë, mosha 13 vjeç.

Policia tregohet e rezervuar lidhur me ngjarjen, ndërsa mësohet se po kryhen hetimet nëse vajza është rrëmbyer me dhunë apo jo.

Arrestimi i Islam Xhaferrit u bë të premten e 10 majit ndërsa ngjarja raportohet të ketë ndodhur një ditë para arrestimit.