Extra Acari “pushton” Britaninë, por jo të rinjtë (Foto)

Acari “pushton” Britaninë, por jo të rinjtë (Foto)

Prej ditësh, Britania është pushtuar nga i ftohti ekstrem, me dëborë dhe akull.

Megjithatë kushtet ekstreme atmosferike nuk i ndalin aspak të rinjtë britanikë për të festuar.

Por ajo që ka bërë më shumë përshtypje janë veshjet e zgjedhura nga vajzat, të cilat janë fotografuar me funde të shkurtër sikur të ishte verë.

Këto foto janë bërë në Newcastle, ku temperaturat zbritën në -4 gradë.

Dëbora e akulli nisi të mbulojë rrugët, por të rinjtë, djem e vajza, kanë dalë sërish me veshje verore.