Extra Adelina Ismaili deklaron publikisht tërheqjen nga muzika

Adelina Ismaili deklaron publikisht tërheqjen nga muzika

Këngëtarja e talentuar dhe shumë e dashur për publikun shqiptar Adelina Ismaili na ka habitur të gjithëve me deklaratën e saj sot në emisionin “E Diell”.

Adelina pasi performoi për disa minuta me moderatoren Fjoralba Ponari, deklaroi se kënga e fundit e saj “Sa 1000 engjuj”, me muzikë nga muzikanti francez Frédéric Chateau dhe tekst të vetë Adelinës, që i është dedikuar të birit të saj vogëlushit Uliks, ka mundësi që të jetë e fundit edhe për publikun!

Menjëherë në studio shpërthyen reagimet dhe këngëtarja, si për t’ju shmangur situatës u shpreh: “Gjithçka është relative, nuk e di!”

Po ashtu Adelina pati një tjetër moment emocionues në studio ku u përlot, teksa pa një video ku shfaqej nëna e saj e ndjerë që u nda nga jeta 3 vite më parë.

Nëna e Adelinës, Mona, ka qenë menaxherja e parë e këngëtares dhe shtysa kryesore drejt muzikës.