Extra “Admiruesit sekret”/ Doni të zbuloni se kush ju shikon profilin në Facebook,...

“Admiruesit sekret”/ Doni të zbuloni se kush ju shikon profilin në Facebook, ja një metodë e thjeshtë

Në një realitet ku rrjetet sociale janë pjesë e pandarë e ditën shumë prej nesh bëhen kurioz se kush janë ata “admirues” sekret që na vëzhgojnë profilin në Facebook.

Vëmendja virtuale që na kushtojnë të tjerët, me sa duket plotëson vëmendjen që na mungon në realitet.

Tashmë ka një metodë të re dhe të thjeshtë për të mësuar se kush na viziton profilin

Mjafton të klikoni me butonin e djathtë të mouse në faqen e Facebook dhe të zgjidhni opsionin “Vieë page source”.

Pastaj shtypni Ctrl+F. Më pas në kutizën që do dalë në të djathtë lart, shkruani “InitialChatFriendsList”.

Në mes rreshtat do të shfaqen disa numra. Kopjoni një prej tyre, pa shtesën në fund që mund të jetë (-1) ose (-2), dhe bëjeni paste në krye të faqes (url), pas adresës www.facebook.com/

Dhe menjëherë pas këtij procesi do ta shuani kureshtjen se kush ju vizitoi për herë të fundit profilin.