Bota ADN-ja e shpall të pafajshëm pas 40… viteve!

ADN-ja e shpall të pafajshëm pas 40… viteve!

Një burrë në Kaliforni do të kompensohet me 21 milionë dollarë, pasi kaloi 40 vjet në burg për një gabim të drejtësisë.

Craig Coley, i dënuar gabimisht për vrasjen e së dashurës së tij 24-vjeçare dhe djalit katërvjeçar në vitin 1978, u lirua në vitin 2017, pasi hetimet çuan në zbulimin e pafajësisë së tij, kryesisht falë testit ADN-së.

Lajmi i rimbursimit maksimal u dha nga gjykata e qytetit Simi Valley, jo larg Los Anxhelesit.

Personi, i cili tani është  71 vjeç, do të përfitojë 4,9 milion dollarë menjëherë, ndërsa pjesa tjetër e shumës do të vijë nga sigurimet.

Provat çuan në ndalimin e një të moshuari, Xhozef DeAnxhelos. Por pavarësisht shpërblimit, vuajtjet e kaluara në burg janë të pakompensueshme për Coley.

“Gjithçka mund të bëj është të pranoj atë që ndodhi dhe të eci përpara, të jetoj jetën në mënyrën më produktive të mundshme”, thotë ai.