Aktualitet ADN-ja identike shpëton binjakët shqiptarë: Janë kthyer në makthin e drejtësisë italiane

ADN-ja identike shpëton binjakët shqiptarë: Janë kthyer në makthin e drejtësisë italiane

Eduard dhe Edmond Trushi, vëllezërit shqiptarë të njohur edhe si “binjakët Lypen”, i kanë shpëtuar sërish ndëshkimit të drejtësisë italiane.

Në procesin e fundit të mbajtur ndaj tyre në Gjykatën e Veronës historia është përsëritur, të dy ata janë shpallur të pafajshëm për mungesë faktesh. Shkak për shfajësimin e radhës nuk është bërë paaftësia e autoriteteve italiane, por trashëgimia gjenetike e dy vëllezërve.

Binjakët Trushi kanë një kurrikulum të gjatë bëmash kriminale në veri të Italisë, ku kanë kryer një seri grabitjesh të suksesshme, për shkak të të cilave janë pagëzuar me emrin e hajdutit të famshëm.

Gjurmët e ADN-ve të rekuperuara në vendngjarje të ndryshme nuk kanë shërbyer kurrë për t’i futur në grackë, pasi hemozigotët e tyre janë identikë.

Sipas hetuesve italianë, ajo që mund t’i dallojë dy 33-vjeçarët janë karakteristika thuajse të padukshme, që mund të zbulohen vetëm përmes analizave të thella dhe të vështira.

Deri atëherë, se cili e kreu vjedhjen, Eduardi apo Edmondi, do të mbetet një mister edhe për faktin se as gjurmët e gishtave, që dy vëllezërit i kanë të ndryshme, nuk kanë shërbyer për të hedhur dritë mbi krimet e tyre.

Në çdo vjedhje ata janë treguar të kujdesshëm duke përdorur doreza.