Bota ADN-ja shuan brenda 24 orëve shpresën për gjetjen e fëmijës së zhdukur...

ADN-ja shuan brenda 24 orëve shpresën për gjetjen e fëmijës së zhdukur në 2011

Shpresa për gjetjen e Timmothy Pitzen nuk ka zgjatur më shumë se 24 orë. Adoleshenti i gjetur në rrugët e Newport, Kentucky, nuk është Timmothy Pitzen, fëmija që u zhduk në vitin 2011 pasi analiza e ADN-së doli negative.

14 vjeçari gjatë marrjes në pyetje nga FBI kishte thënë se ishte Pitzen dhe se kishte ikur nga dy burra që e kishin mbajtur në robëri për shtatë vjet. Por dëshmia e tij doli të jetë e rreme.

“Rezultatet e ADN-së zbuluan se personi në fjalë nuk është Timmothy Pitzen”, thanë hetuesit, duke shpjeguar se hetimet po vazhdojnë për identifikimin e të riut.

Shfaqja e parë e Timmothy Pitzen i përket marsit të 2011 në një park ujor në Wisconsin.

Nëna e tij ishte nisur të merrte vogëlushin në shkollë pa i thënë asgjë të atit dhe kishte udhëtuar rreth 800 km ne dy ditë. Në pak orë gruaja u gjet më pas e vdekur në një motel të Illinois.

Pranë trupit të saj, u gjet edhe një letër ku shkruhej se djali i saj ishte i sigurtë me njerëz që do ta donin dhe mbronin.