Kryesore Adriatik Llalla “arratiset” jashtë vendit, avokati Hazizaj: E përfaqësoj unë

Adriatik Llalla “arratiset” jashtë vendit, avokati Hazizaj: E përfaqësoj unë

195
0
Shpërndaje

Në kulmin e përplasjeve me ambasadorin amerikan Donald Lu, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka zgjedhur të bëjë një udhëtim jashtë vendit.

Ndërkohë, kur zhurma rreth emrit të tij, sa vjen e bëhet më e fortë, për shkak të hetimeve të nisura nga prokuroria e Durrësit, Llalla ka kontraktuar edhe një mbrojtës ligjor.

Sokol Hazizaj, ka siguruar një prokurë të posaçme për të përfaqësuar ish-kryeprokurorin në procese të mundshme penale, çështje civile apo administrative.

I kontaktuar nga “News 24”, Hazizaj deklaroi se një javë më parë iu drejtua me një memo prokurorisë së Durrësit, për të mësuar nëse ka një çështje penale të çelur ndaj Adriatik Llallës, por deri më tani, sipas tij, nuk ka asnjë përgjigje.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in