Sport Aeronautika shqiptare, Islami synon Botërorin e vitit 2019

Aeronautika shqiptare, Islami synon Botërorin e vitit 2019

Mbyllja e një kalendari të suksesshëm aktivitetesh mblodhi më të mirët e aeronautikës shqiptare dhe shumë personalitete të tjera të sportit në një ceremoni të veçantë këtë fundjavë, në Tiranë.

Federata që ka spikatur në 2018 me sportet e ajrit, për të dytin vit radhazi vlerësoi me Çmimin e Sportistit të Vitit pilotin Xhonatan Islami.

Federata Shqiptare e Aeronautikës synon që të konsolidojë dhe nxitë më shumë këtë sport në vendin tonë, ndërsa pilotët më të mirë synojnë pjesëmarrjen në eventet ndërkombëtare, me fokus Botërorin e këtij viti.

Në këtë ceremoni, përveç 3 fituesve të çmimeve kryesore të vitit, janë dhënë edhe 4 diploma për paraqitjen e bërë gjatë vitit që shkoi.