Ekonomi Aeroporti i Kukësit/ Balluku reagon ndaj akuzave të PD-së: Balta e përditshme!...

Aeroporti i Kukësit/ Balluku reagon ndaj akuzave të PD-së: Balta e përditshme! Për 24 muaj do jetë gati!

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka reaguar ndaj akuzave të ngritura prej Partisë Demokratike se punimet për ndërtimin e aeroportit të Kukësit. nuk kanë nisur dhe se Rama mashtron kur thotë se do e ndërtojë atë dhe se akoma nuk është siguruar leja nga KKT.

Përmes një statusi në llogarinë e saj në “Twitter”, Balluku sqaron se: Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit është realitet. Punimet civile do të zgjasin 12 muaj dhe dorëzimi për operim 24 muaj. Kush e ka të paqartë këtë? Askush, thjeshtë pak baltë edhe për sot.

Kështu për 24 muaj aeroporti do jetë gati. 12 muaj do zgjasin punimet civile dhe 12 muaj e tjerë shërbejnë për çertifikimin nga organizmat ndërkombëtarë. Ministrja shton se ashtu siç bën në çdo rast edhe sot opozita vijojë të hedhë baltë mbi çdo punë të mirë, çdo projekt që gjeneron punënësim e mirëqënie për çdo shqiptar.