Politika Aeroporti i Vlorës, Rama: Do realizohen fluturime transoqeanike, linjë direkte me Nju...

Aeroporti i Vlorës, Rama: Do realizohen fluturime transoqeanike, linjë direkte me Nju Jorkun

Qeveria shqiptare ka nënshkruar sot kontratën me investitorin që do të ndërtojë Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

Gjatë prezantimit të detajeve, u bë e ditur se punimet do të nisë vetëm pas një viti, megjithatë kryeministri Rama shpalosi ambiciet për një linjë direkte me Amerikën.

“Kushtet e Aeroportit të Vlorës janë të tilla që fluturimet Nju-Jork-Shqipëri të mos jenë vetëm Tiranë-Nju Jork, Tiranë-Nju Jork, por edhe Vlorë-Nju Jork, Nju Jork-Vlorë sepse unë e kam thënë dhe nuk i ndahem gjërave që them, pavarësisht se gjërat nuk bëhen gjithmonë kur i dëshiron sepse ka edhe faktorë të tjerë objektivë që futen në mes. “Fan Nolin”, ne do ta çojmë në Amerikë dhe Shqiptarët do t’i sjellim nga Amerika këtu në Shqipëri, pa qenë e nevojshme të qëndrojnë me orë të tëra nëpër aeroportet e tjera”, u shpreh Rama.