Sport Aeroporti Louisville në SHB merr emrin “Muhammed Ali”

Aeroporti Louisville në SHB merr emrin “Muhammed Ali”

Në kujtim të kampionit legjendar të boksierit Muhammad Ali, Aeroporti Ndërkombëtar i Louisville morri emrin e tij.

Bordi drejtues për aeroportet në Luisville, në shtetin federal amerikan të Kentaktit, vendosi të riemëronte aeroportin.

Aeroporti ndërkombëtar “Muhammad Ali” në Luisville është emri i ri zyrtar i aeroportit.

Ish-kampioni i trefishtë i peshave të rënda në botë, Muhammed Ali, vdiq më 6 qershor 2016 pas viteve me sëmundjen e Parkinsonit.

Kryebashkiaku Luisville, Greg Fischer tha se Muhamedi Ali kishte vetëm një vendlindje dhe sa me fat ishte për Luisville.

“Një nga njerëzit më të famshëm në botë, që me trashëgiminë e tij sportive dhe humanitare është një frymëzim për miliarda njerëz”, tha Fischer.