Kulturë Agim Bajko, drejtori i ri i Teatrit të Kukullave

Agim Bajko, drejtori i ri i Teatrit të Kukullave

Agim Bajko do të jetë drejtori i ri i Teatrit të Kukullave. Vendimi është marrë këtë të premte nga Këshilli i Ministrave.

Propozimin për emërimin e tij në postin e drejtorit e bëri Ministria e Kulturës.

Bajko ka kontribuar për shumë vjet në teatër, televizion dhe kinematografi, i cili ka spikatur me rolet e tij të shumta. Në vitin 2012, Bajko është nderuar nga presidenti Bamir Topi me titullin “Mjeshtër i Madh”