Extra Agjencia franceze e lajmeve AFP publikon pamje nga atmosfera festive në sheshin...

Agjencia franceze e lajmeve AFP publikon pamje nga atmosfera festive në sheshin “Skënderbej”

Sheshi “Skënderbej” ka pushtuar sërish mediat më të njohura botërore. Pas triumfit këtë verë në Barcelonë  ku mori çmimin europian si ‘Hapësira më e bukur publike për 2018’, sheshi ‘Skënderbej’ është vlerësuar nga mediat e huaja për dekorimet dhe atmosferën e ngrohtë për të mikpritur festat e fundvitit.

Agjencia franceze e lajmeve AFP ka publikuar foton e realizuar nga fotoreporteri i talentuar Gent Shkullaku ku shfaqet plot drita sheshi “Skënderbej”, ku Bashkia e Tiranës ka ngritur “Fshatin e Festave”, një hapësirë festive ku qytetarët mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen. “Pamje ajrore e sheshit kryesor të Tiranës ndezur me dekorimet e Krishtlindjeve”, shkruan AFP.