Aktualitet Agjentët u ndihmuan me informacion nga brenda kampit të MEK, si do...

Agjentët u ndihmuan me informacion nga brenda kampit të MEK, si do të kryhej sulmi në Tiranë

Abc News ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me celulën e iranianëve të zbuluar në Shqipëri, të cilët sipas policisë kishin planifikuar organizimin e sulmeve ndaj anëtarëve të MEK në Shqipëri.

Gazetari Andi Qosja bën me dije se policia ka shoqëruar 20 iranianë për t’i pyetur për këtë çështje, ndërsa dyshohet se numri i personave që do të përfshiheshin në sulm është 12.

Mësohet gjithashtu se grupi ndihmohej me informacione nga një person që ishte infiltruar në kampin e muxhahedinëve në Manëz të Durrësit.

Futja në Shqipëri

Bosi i heroinës Turgut konsiderohet si një nga krerët që do të përgatiste sulme terroriste në Shqipëri. Hetimet e Shërbimit Informativ Shtetëror kanë zbuluar se Alireza, një ish-antëri i MEK ka qenë disa herë në Shqipëri me identitete të ndryshme.

Një nga anëtarët e rëndësishëm të grupit terrorist që do të vepronin në Shqipëri në mars të 2018 është shtetasi turk, Turgut.  Emri i tij është i njohur për drejtësinë, pasi ishte arrestuar në 2011 me 1 ton heroin në vendin Shqipëri, por u arratis duke përdorur një pasaportë false nga vendi ynë, pasi gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”.

Nga hetimet ka rezultuar se Turgut ka gjithashtu lidhje të vjetra me krimin e organizuar në Shqipëri. Bosi i heroinës ka dërguar në vitin 2018 në Shqipëri individ për të avancuar planifikimin e sulmeve kundër MEK-ut.

Agjencitë ligjzbatuese theksuan se, grupi përbëhej nga katër persona, të cilët koordinoheshin nga Peyman një anëtar i forcave “QUDS” . Alireza Nagashazadeh jeton në Austri dhe ka qenë një ish-anëtar i MEK, ndërsa Melek Zadeh vepron në shtetin turk.

Rolin kyç për dhënien e informative e ka pasur Alireza Nagashazadeh, i cili dyshohet se, ka ndihmuar me të dhëna dy gazetarët e rremë që u ndaluan në Tiranë, marsin e 2018. Ai gjithashtu dyshohet nga Shërbimi Informativ Shtetëror se ka qenë disa herë në vendin tonë me identitet të ndryshme në emër të regjimenti special i Gardës Revolucionare të Iranit ose të njohur ndryshe si Forcat “QUDS”.

Trupat elitare “QUDS” u krijuan në vitin 1979 për të mbrojtur revolucionin islamik dhe është nën drejtimit ekzekutiv të Ajatollah Khameneit dhe jo Presidentit të Republikës apo ministrit të Mbrojtjes.

Këto forca përdoren kryesisht për operacione specialë, ushtarake apo inteligjence jashtë territorit të Iranit në shërbim të interesave të këtij shteti. Ato përfaqësojnë shtetin e Iranit në raport me njësitë e tjera të armatosura, dhe kryejnë zakonisht operacione ekstra ligjore sa herë që është e domosdoshme. /abcnews.al