Extra Agjenti mbulon me çadër një qen për ta mbrojtur nga shiu, fotoja...

Agjenti mbulon me çadër një qen për ta mbrojtur nga shiu, fotoja bëhet virale

Duket si një skenë e dalë nga komeditë hollivudiane që aq shumë iu pëlqejnë fëmijëve, por që thyejnë edhe zemrat e më të mëdhenjve. Në Giffnock, në Skoci, një roje sigurie mbuloi me çadër një qen që ishte jashtë në shi duke pritur të zotin që kishte hyrë në një dyqan. Fotoja, që u shkrep nga një kalimtar është postuar në “Twitter” dhe menjëherë u bë virale.

Rrjetet sociale shpërthyen menjëherë duke treguar se pak mirësjellje arrin të thyejë edhe “luanët e tastierës” më të egër.

Ethan Dearman, ky është emri i njeriut, që shumë shpejt u bë i famshëm, dhe madje dikush kërkoi që t’i rrisnin edhe pagën: “Çfarë gjëje e adhurueshme, – shkruhet në ‘Twitter’. – Jepini këtij një njeriu të sjellshëm një pagë. Vetë Dearman e ka parë postimin dhe është përgjigjur me ironi dhe modesti: Duket që i ka bërë shumë njerëz të lumtur sot”.

Në fund është identifikuar edhe emri i qenit protagonist kur pronari, David Cherry, zbuloi se sa i famshëm ishte bërë këlyshi i tij: “Qeni ynë Freddie u bë viral, pasi një njeri i mirë përdori ombrellën për ta mbrojtur kur filloi të bjerë shi. Është gjithmonë bukur të dëgjosh gjëra të tilla të bukura”.