Sport Agnelli-Sarri të bashkuar: Serie A është detyrim. Europa, sfidë e madhe…

Agnelli-Sarri të bashkuar: Serie A është detyrim. Europa, sfidë e madhe…

Ka shkëmbim dashamirësie midis Andrea Agnelli dhe Maurizio Sarri. Megjithë zhgënjimin e fundit me Lazio, e cila ishte humbja e parë sezonale për bardhezinjtë, darka e Krishtlindjes te Juventusi tregoi unitetin e qëllimit dhe mendimit, përmes një ndjenje shumë të fortë.

Kjo demonstrohet nga fjalët e ëmbla që u kryqëzuan midis presidentit dhe trajnerit, shkruan “Gazzetta dello Sport”.

Për ta filluar mendoi Agnelli: “Këtë verë, kur pamë rreth e rrotull me Paraticin dhe Nedved, për të provuar të kuptojmë se cila do të ishte Juve e së ardhmes, një person na dëgjoi dhe besoi. Dhe në konferencën e parë për shtyp demonstroi egërsinë e vullnetin, me të cilin e donim trajnerin. Ju keni pasur të njëjtën egërsi dhe vullnet, Maurizio, kur pranuat të drejtonit Juventusin. Maurizio, ju keni marrë një sfidë të vështirë përsipër, por së bashku e dimë se mund të fitojmë”.

Për t’u bërë palë me mendimin e Agnellit, ja si ia ktheu Sarri lavdërimet numrit një të Juves: “E qartë, kjo është një sfidë e rëndësishme për mua. Ka qenë e vështirë që kur pranova. Mbërrita në një ekip dhe në një klub, që ka fituar kaq shumë. Të gdhendësh një faqe të rëndësishme të historisë në një klub kaq të pasur me histori është e vështirë për këdo.

Ne duam të vazhdojmë të fitojmë në Itali dhe të jemi konkurrues në Europë. Në Itali, të fitosh titullin është pothuajse një detyrim, ndërsa Europa nuk përjetohet në këtë mënyrë, por vetëm si një sfidë e madhe për t’i bërë të lumtur të gjithë njerëzit e Juventusit. E dija që s’do të ishte e lehtë, por jam i lumtur këtu dhe që e pranova këtë sfidë”.